Celebrities Fashion Showbiz

Kjo vajzë na la gojëhapur, Dua Lipa shkëlqen në pasarelën e Versace!

Qoftë një këngë ritmike apo një baladë e ndjerë, Dua Lipa di që gjithmonë të krijojë hite. Por, mesa duket Dua nuk di të shkëlqejë vetëm në muzikë, por kudo. Së fundmi, pasi gjiganti i modës, Versace kishte paralajmëruar që në qershor të këtij viti se Dua Lipa do të ishte imazh i kompanisë së tyre, vetë këngëtarja na serviri disa foto ‘magjike’ me koleksionin e tyre në fillim të këtij muaji.

Mund të themi me plot gojën se Dua Lipa mund të konsiderohetvajza e sukseseve të këtij viti. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka modeluar për herë të parë për gjigantin e modës Versace duke shkëlqyer dhe duke marrë vëmendjen maksimale nga të gjithë. Dua ka mbyllur hapur dhe mbyllur sfilatën me plot hijeshi.

 

Revista Vogue e ka cilësuar këngëtaren si mbretëreshën e pasarelave të këtij sezoni. Në postimin e saj në Instagram Dua Lipa ka shkruar:

Një nder i tillë për të hapur dhe mbyllur shfaqjen Versace sonte në Milano, është një moment surreal që nuk do ta harroj kurrë! Donatella Versace, ti e di që unë do të jem vajza juaj Versace përgjithmonë. Faleminderit të gjithë ekipit që bëri të mundur gjithë këtë sonte.

Rikujtojmë se, albumi i Dua Lipa-s “Future Nostalgia”, është padyshim suksesi më i madh në karrierën e saj. Pak ditë pasi njoftoi për koncertet që do të mbahen në Amerikë, Dua tashmë ka zbuluar edhe datat e koncerteve në Australi dhe Zelandën e Re.