Fashion

Si ta kaloni verën në qytet duke u dukur sa më stil…

Në varësi të vendit ku jeni, një pushim veror i shumëpritur në një parajsë me rërë mund të mbetet një ëndërr për kohën. Ndërsa restorantet, baret, galeritë dhe dyqanet hapen përsëri në qytete në të gjithë botën, ne tashmë po planifikojmë ta shfrytëzojmë në maksimum daljet tona.

Dhe për ne, kjo do të thotë të planifikojmë me kujdes veshjet tona për çdo event. Këtu janë pesë skenarë elegant për të pritur këtë verë dhe disa tregues se si të visheni në përputhje me rrethanat.

1.Dita e takimit.

Një takim romantik do të thotë të jesh i përgatitur për gjithçka: në varësi të mënyrës si shkojnë gjërat. Mund të jesh thjesht për një kafe të shpejtë në mëngjes ose të përfundosh duke shëtitur qytetin për orë të tëra. Një xhaketë xhins mbi një këmishë fanellë e kombinuar me pantallona ngjyrë bezhë e hapur vlen për t’u marrë parasysh.

Veshja:

MAISON MARGIELA

€322.43

AURALEE

€416.67

AURALEE

€436.51

VISVIM

€714.29

2. Për në plazh.

Me heqjen e kufizimeve dhe rritjen e temperaturave, mezi presim të trajtojmë çdo ditë sikur të jetë një udhëtim në plazh. Nuk ka asnjë arsye që kjo pamje të mos funksionojë për një pasdite në park apo piknik. Në fakt, pantallonat e shkurtra me një këmishë Lemaire, prej liri dhe pambuku, e kombinuar me një çantë me motive është zgjedhja perfekte.

Veshja:

LEMAIRE

€202.38

MISSONI

€166.67

YUKETEN

€187.96

LOEWE

€372.02

3. Për të pirë diçka.

Mënyra më e mirë për të lehtësuar ankthin tuaj për të qenë përsëri në publik me njerëz të tjerë është një veshje që të bën përshtypje. Ne sugjerojmë që të përpiqeni dhe të dilni nga zona e rehatisë. Kështu, pijet e rastësishme në bar me miqtë tani janë një mundësi për të ndërmarrë disa ‘rreziqe’ në stilin tuaj. Pantallonat më të gjera se mesatarja me një këmishë apstrakte e kominuar me një T-Shirt poshtë saj është zgjedhja ideale.

Veshja:

ENDLESS JOY

€223.22

DRIES VAN NOTEN

€109.13

DRIES VAN NOTEN

€491.07

TOM WOOD

€208.33

4. Një shëtitje në qytet.

Prakticiteti duhet të jetë shqetësimi juaj i parë kur vendosni për veshjet tuaja për shëtitje, por nuk ka asnjë rregull që të mos mund të dukeni mirë ndërsa djersitni në majën e një kodre. Nëse nuk dëshironi të mbani një çantë shpine të rëndë ne do ju sugjeronim një palë këpucë të forta, pantallona të shkurtra, një bluze me mëngë të gjata kombinuar sipër me një jelek me shumë xhepa. Edhe një çantë, kapele dhe syze nuk bëjnë aspak dëm, apo jo?

Veshja:

AND WANDER

 €312.50

PATAGONIA

€49.61

NIKE RUNNING

€14.88

SALOMON

 €163.69

AND WANDER

€173.61

5. Duke shkuar në një galeri.

Duke marrë parasysh galeritë dhe institucionet e artit të cilat kanë pasur një kohë më të vështirë se shumica gjatë pandemisë, e pakta që mund të bëni është t’i mbështesni ato me stilin tuaj. Në përputhje me rrethanat, ne kemi shkuar për diçka luksoze: Një xhaketë pambuku, këmishë e ‘relaksuar’, një palë xhinse blu dhe një orë luksoze është padyshim zgjedhje e duhur.

Veshja:

MR P.

€340

CHARVET

€384.26

SAINT LAURENT

€520.83

 

JAEGER-LECOULTRE

€10,119.05

Tanimë mund të themi me plot gojën se vera më në fund erdhi. Është sezoni ku ne veshim më pak rroba, përzgjedhim modele të guximshme, ngjyra të gjalla që inkurajojnë një qasje eksperimentale për tu veshur. Njihuni me udhëzuesen e stilit tonë veror për të gjithë meshkujt konfuz.

Veshjet e burrave përfaqësojnë një prerje të përsosur duke nisur nga kostume klasike, xhaketa, pantallona e gjithçka ndërmjet tyre. Njihuni me disa nga veshjet më të mira të meshkujve për muajin maj të këtij viti.