Celebrities Gossip Showbiz

Kur fobia të detyron të mos shkosh në dasmën e motrës tënde, ky është rasti i këngëtarit Enrique Iglesias!

Pas vetëm dy javësh Tamara Falco do të martohet me Inigo Onieva, por vëllai i saj, Enrique Iglesias nuk do të jetë prezent. Dasma është planifikuar më 8 korrik dhe gazetarja Sandra Aladro nga ‘El programa de Ana Rosa’ ka dhënë një shpjegim se përse këngëtari i njohur ka refuzuar të marrë pjesë në ditë më të rëndësishme të motrës së tij. Ajo ka shprehur se:

Enrique ka një fobi ndaj tubimeve shoqërore. Ai nuk shkon kurrë në evente ku duhet të ulet në një tavolinë me 15 persona për tre orë. Ai nuk shkon në asnjë event që nuk është intime dhe familjare, sepse nuk e duron dot, kjo e bën atë të pakëndshëm.

Rikujtojmë se ylli latin nuk i ka marrëdhëniet më të mira me të atin, këngëtarin Julio Iglesias, ndërsa raportet e acaruara dolën në pah edhe më shumë pasi vendosi të hiqte dorë nga trashëgimia e konsiderueshme e babait të tij. 47-vjeçari refuzoi trashëgiminë e legjendës së muzikës për shkak të distancimit të tyre dhe përçarjes që ka ekzistuar mes tyre prej vitesh. Ndonëse janë babë e bir dhe konsiderohen ndër artistët më të mëdhenj në botë, realiteti është se përpjekja për t’i afruar ka qenë e kotë. Ata prej shumë vitesh nuk kanë komunikim të mirë dhe të dy kanë ndjekur rrugë të ndara.