Celebrities Music Showbiz

Kush ishte e ftuara speciale në koncertin e “Coldplay”?!

Së fundmi grupi i njohur muzikor ‘Coldplay’ i ka mahnitur dhe i ka surprizuar të gjithë fansat që ishin të pranishëm në koncertin e tyre më të fundit. Pavarësisht se në një të ardhme të afërt ata nuk do të prodhojnë më muzikë. Të paktën, kështu është shprehur vokalisti i grupit, Chris Martin teksa tha se pas realizimit të tre albumeve, ata do të ndalojnë së prodhuari hite të tjera muzikore.

Pas kësaj deklarate mesa duket kanë vendosur që të japin maksimumin e tyre në këto shfaqjet që po zhvillojnë tani së fundmi. Gjatë kohës që ata po performonin në shfaqjen e bamirësisë në Hollywood Bowl ata vendosën që të ftonin në skenë që t’i bashkohej dhe të performonte bashkë me ta, këngëtaren e njohur të grupit ‘Spice Girls’, Melanie C.

Përpara se këngëtarja bukuroshe të vinte në skenë, Martin i tha publikut që ishte i pranishëm se:

Tani do të provoj një eksperiment, e di që jeni mjaft të lodhur, e di që disa prej jush janë të çuditur, e di se disa prej jush janë në gjumë, por ne po mendonim se çfarë mund të bënim më shumë për ta bërë këtë shfaqje edhe më të veçantë në këto 40 minuta shtesë. Një nga ëndrrat tona është të luajmë një këngë me një ‘Spice Girl’ dhe ne e kemi pritur këtë për 24 vjet gati. Nuk e di nëse është e mundur, por nëse të gjithë janë super të qetë dhe thjesht e shprehnin atë dëshirë. A nuk do të ishte e mahnitshme nëse një ‘Spice Girl’ do të shfaqej nga askundi?

Mel C u shfaq në skenë dhe i gjithë publiku filloi të brohoriste pasi ata të dy filluan që të performonin edhe baladën e vitit 1996. Pas shfaqjes së bukur, këngëtarja bukuroshe ndau në rrjetin e saj social Instagram disa foto nga prapaskena teksa ajo po bëhej gati dhe po bënte prova me Martin. Krahas fotove ajo kishte shprehur falenderimet e saj ku kishte shkruar se:

Çfarë nate fantastike, e papritur! I dhashë Chris një mesazh për t’i thënë se do të vinim në koncertin e tij @imlistening @audacy #wecansurvive, në @HollywoodBowl dhe gjëja tjetër që di, ai ishte në FaceTime ndërsa unë që unë isha në sallonin e thonjve, duke më kërkuar të vij që të performoj në skenë me të! Epo, çfarë mund të them për një ofertë të tillë! Faleminderit @coldplay për një natë dhe përvojë kaq të mrekullueshme. Shpresoj se mund të kthehem në @hollywoodbowl së shpejti me tre ndoshta katër zonja për shoqëri!