Celebrities Music Showbiz

Kush janë artistët e njohur që do të performojnë në “BET Awards 2022”?

Para pak ditësh “BET Awards” publikoi disa nga emrat e  interpretuesve që do të performojnë në skenën e madhe të dielën, më 26 qershor në Teatrin Microsoft në Los Anxhelos. Shfaqja vjetore e ndarjes së çmimeve do të drejtohet nga aktorja e nominuar për çmim “Oscar” dhe fituese e “Golden Globe”, Taraji P. Henson për të dytin vit radhazi. Ky super event do të bëjë bashkë një numër të madh artistësh që do të këndojnë.

Lista e artistëve përfshin Babyface, Chance The Rapper, Chlöe, Doechii, Ella Mai, Fireboy DML, GIVĒON, Jack Harlow, Joey Bada$$, Maverick City Music x Kirk Franklin, Latto, Lizzo, Muni Long dhe Roddy Ricch.

Ndërkohë sa i përket listës së të nominuarve për këtë vit, kryesuesja është Doja Cat me gjashtë nominime duke përfshirë ‘Artisten më të Mirë R&B/Pop’, ‘Artisten më të Mirë të Hip Hop-it’, ‘Albumin e Vitit’, ‘BET Her’ si dhe ‘Video e Vitit’ dhe ‘Bashkëpunimin më të Mirë’, për hitin e saj fitues të çmimit ‘Grammy’, “Kiss Me More” me SZA.

Ari Lennox dhe Drake vijnë më pas me katër nominime secili, dhe Baby Keem, Silk Sonic, Chlöe, Future, H.E.R., Jazmine Sullivan, Kanye West, Kendrick Lamar, Lil Baby, Mary J. Blige dhe Tems me tre nominime secili.

Rruga për në BET Awards nuk ka qenë plotësisht e qetë pasi shfaqja e çmimeve u kritikua kur Lil Nas X tha se u la jashtë listës së të nominuarve të këtij viti, duke pretenduar diskriminim. Artisti përdori rrjetin social Twitter për të shprehur zhgënjimet e tij për mospërfilljen nga shfaqja për të dytin vit radhazi, pavarësisht se ishte një artist në krye të listës.

BET iu përgjigj  Lil Nas X me një deklaratë, duke thënë se ata jo vetëm që e duan reperin, por kanë shfaqur “talentin dhe krijimtarinë e tij të jashtëzakonshme” dy herë në shfaqjen e tyre, një herë në BET Awards në 2019 dhe përsëri në 2021.