Pavarësisht vështirësive që po kalon dhe operacionit në bajame, Doja Cat ndan gjithçka me fansat e saj në rrjetet sociale. Të enjten, këngëtarja 26-vjeçare e hitit “Say So”, postoi disa foto në Twitter teksa ishte në spital, duke u thënë ndjekësve të saj se tashmë kishte kryer operacionin e dytë për shkak të një infeksioni në bajame.
Fituesja e çmimit ‘Grammy’ postoi gjithashtu një video ku zbuloi zërin e saj pas ndërhyrjes teksa u përpoq të bënte rap me tekstet e Nicki Minaj nga “Bottoms Up” e Trey Songz. Pas postimit të videos të shumtë ishin fansat që i uruan Doja Cat shërim të shpejtë.
— juxtapogina (@DojaCat) June 16, 2022
Doja Cat njoftoi fillimisht muajin e kaluar në Twitter se kishte bërë një operacion për të hequr një absces nga bajamet e saj. Në një varg postimesh, ajo shpjegoi se bajamet u infektuan përpara “Billboard Music Awards” ku ajo mori katër çmime për albumin më të mirë R&B, artisten më të mirë R&B, artisten më të mirë femërore R&B dhe këngën më të mirë virale.
Duke ndarë detajet të operacionit, këngëtarja e “Kiss Me More” tha se po ndihej më mirë më pas.
Unë qava dhe më dhimbte shumë, por jam mirë tani.

Duke iu përgjigjur një fansi që e pyeti nëse ajo kishte në plan të vazhdonte duhanin, reperja tha se tani po përpiqej ta largonte këtë zakon.
Po e lë për pak kohë dhe shpresoj të mos e dua më pas kësaj.

Doja Cat më vonë u kthye në platformë për të njoftuar se do t’i duhej një operacion tjetër dhe duhet të anulonte shfaqjet e saj të ardhshme.