Celebrities Fashion Gossip

Ky fustan i Penelope Cruz meriton të futet në “Guinness” për këtë arsye…

Që të arrish fustanin perfekt, atë fustan që gjithmonë ke ëndërruar padyshim që kërkon përkushtim, kohë dhe përpjekje. I njëjti rast ka ndodhur me fustanin ‘houte couture’ që aktorja e njohur Penelope Cruz kishte zgjedhur të shfaqej në Festivalin e Venecias. Pas një punë kolosale prej 300 orësh punim me dorë nga Chanel, Penelope Cruz bëri një paraqitje sensacionale në këtë Festival të rëndësishëm.

Festivali i Filmit i vitit 2021 së fundmi është mbajtur në Venecia dhe padyshim është një nga eventet më madhështore, pasi në të marrin pjesë aktorë nga e gjithë bota. Edicioni i 78-të i Festivalit po zhvillohet nga data 1 shtator dhe deri më 11 shtator, ku do të debutojnë me disa nga filmat më të pritur të vitit, siç është filmi me temën e Princeshës Diana-s, “Spencer”, drama shkencore “Dune” dhe filmi horror psikologjik “Last night in Soho”.

Ndërkaq, Penelope ishte e pranishme në këtë event madhështor dhe paraqitja e saj u rendit ndër më të mirat e natës së parë. Një fustan i zi i gjatë prej mëndafshi anët e së cilit përfundoni me një tyl delikat që i shkonte më së miri artistet e tregonin atë shumë klasike.

Fustani ndërkaq është pjesë e koleksionit Vjeshtë-Dimër 2021-2022 të Chanel.

Rikujtojmë, se së fundmi disa foto të aktores së njohur janë bërë virale në rrjet. 47-vjeçarja teksa ndodhej me pushime në plazh është fotografuar dhe trupi i saj dukej shumë larg “perfektes”.

Barku i artistes i ka zhgënjyer ndjekësit, por le të mos harrojmë që Cruz është nënë e dy vajzave dhe për moshën që ka është në super formë të mirë fizike.