Gossip Health & Beauty Showbiz

Penelope Cruz më rehat se kurrë në trupin e saj larg “perfektes”!

Së fundmi disa foto të aktores së njohur Penelope Cruz janë bërë virale në rrjet. 47-vjeçarja teksa ndodhej me pushime në plazh është fotografuar dhe trupi i saj dukej shumë larg “perfektes”. Barku i artistes i ka zhgënjyer ndjekësit, por le të mos harrojmë që Cruz është nënë e dy vajzave dhe për moshën që ka është në super formë të mirë fizike.

Rikujtojmë, se nëpër shumë media disa kohë më parë qarkulluan disa foto të këngëtares Camila Cabello, ku ajo shihej e veshur me rroba banje duke shëtitur bregut të detit. Edhe pse nuk kishte asgjë të tepruar apo për të bërë bujë, fansat e gjetën diçka që i bënë këto foto virale dhe shumë të përfolura. Ajo mori kritika të shumta për linjat e saj trupore. Komentet nuk kishin fund për kilogramët e shtuar.

Ndërkaq, rikthehemi te Penelope e cila në fotot e publikuara dukej shumë rehat dhe e lumtur teksa shkëmbente puthje në det me bashkëshortin, Javier Bardem.

Rikujtojmë, se në një intervistë të dhënë disa kohë më parë për revistën “Red” aktorja e famshme tregoi se përse nuk është parë apo fotografuar ndonjëherë nëpër festat e mëdha të ceremonive të ndryshme apo diku jashtë me miqtë.

47-vjeçarja tregoi se miqtë e saj habiten kur rrallëherë e shohin në ndonjë festë dhe madje tallen duke i thënë se nuk është normale që ajo është jashtë shtëpisë pas orës 2 të mëngjesit. Penelope është një nënë e dedikuar megjithëse edhe kur nuk kishte angazhime familjare asnjëherë nuk ka qenë shpirti i festës.