Celebrities Gossip Music Showbiz

Madonna shtyn turneun e saj për 40-vjetorin dhe ata që preken më shumë nga kjo janë…

Së fundmi është bërë e ditur se Madonna është kthyer në shtëpi dhe është duke pushuar pas problemeve shëndetësore që kishte dhe u detyrua që të shtrohej me urgjencë në spital. Si pasojë artistja u detyrua të shtynte turneun e shumëpritur të 40-vjetorit. Që sigurisht solli edhe një lloj ‘goditje’ të papritur për të gjithë fansat e saj që mezi po e prisnin.

Mes grupit më të prekur janë fansat të cilëve edhe pse do të rimbursohen plotësisht biletat, pjesa tjetër e akomodimit për ata që udhëtuan për të parë divën legjendare nuk do t’u kthehen paratë.

Madonna shtyn turneun e saj për 40-vjetorin dhe ata që preken më

Gjithashtu, kompania e produksionit Live Nation dhe vetë Madonna janë përmbajtur ekonomikisht për zgjidhjen e problemeve që do të sjellë shtyrja si autobusët dhe kamionët, ambientet, infrastruktura e skenës dhe fuqia punëtore.

Madonna ishte planifikuar të fillonte turneun e shumëpritur Celebration pas disa muajsh, me një shfaqje në Rogers Arena në Vancouver, Kanada që do të fillonte pjesën e parë të turneut. Megjithatë, për shkak të shtrimit të saj në spital, ajo është ende e pafuqishme dhe nuk ka siguri se kur do të fillojë turneu.

Menaxheri i Madonna-s, Guy Oseary, ndau në Instagram të mërkurën detaje:

Të shtunën më 24 qershor, Madonna kaloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në ICU. Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor, por pritet një shërim i plotë. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara.