Celebrities Gossip Showbiz

Marrëzisht të dashuruar, por J.Lo dhe Ben Affleck habisin me vendimin e tyre!

Diva e muzikës pop, Jennifer Lopez dhe regjisori Ben Affleck thuhet se nuk po planifikojnë të kenë fëmijë së bashku. Aktorja dhe këngëtarja 52-vjeçare, e cila është martuar 3 herë më parë dhe është fejuar 5 herë dhe aktori 49-vjeçar janë të kënaqur me familjen e tyre të përzier dhe nuk kanë dëshirë të kenë fëmijë së bashku.

Jennifer ka binjakët 14-vjeçarë, Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa Ben ka Violet, 16-vjeçe, Seraphina, 13-vjeçe dhe Samuel, 10-vjeç me ish-bashkëshorten Jennifer Garner. Një burim i brendshëm tha për ‘HollywoodLife’ se:

Ata nuk duan fëmijë të tjerë, të dy e kanë kaluar atë pjesë në jetën e tyre.

Rikujtojmë që çifti i dashuruar u ribashkua në vitin 2020 dhe u fejuan edhe një herë vetëm pak javë më parë. Pas shumë vitesh të ndarë, dyshja e njohur vendosën që t’i japin një mundësi tjetër njëri-tjetrit. Së fundmi, ajo që ka habitur ndjekësit e dyshes ka qenë marrëveshja paramartesore. Pasi bëri xhiron e mediave për lajmin e fejesës, Lopez ka rrëfyer për momentin e propozimit.

Ndoshta nuk ju besohet por J.Lo ka treguar se ishte duke bërë një banjë me flluska kur Ben Affleck i propozoi për martesë. Një nga kërkesat që Lopez i ka bërë të fejuarit është e natyrës seksuale, e cila mund të jetë jo vetëm e veçantë, por edhe e ekzagjeruar, ndërsa për të tjerët nuk është gjë tjetër veçse pjesë e të gjitha marrëdhënieve në botë. Ndërkaq, Lopez po arrin një tjetër sukses me dokumentarin e saj “Halftime” në Festivalin Tribeca.