Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Mesa duket qenkan bërë për njëri tjetrin, Jason Mamoa rikthehet me Eiza Gonzales!

Duket se Jason Momoa dhe Eiza Gonzalez po vazhdojnë të frekuentohen me njëri-tjetrin. Aktori i “Dune” dhe aktorja e “Ambulance” u panë së fundmi duke dalë nga i njëjti ambient në Londër. Dyshja e njohur u larguan nga vendi disa minuta pas njëri-tjetrit, por ishin brenda në të njëjtën kohë.

Më 14 qershor, një burim tha për ‘People’ se dyshja ishin ndarë pas disa muajsh lidhjeje:

Ata janë thjesht njerëz shumë të ndryshëm. Ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe janë në faza të ndryshme të jetës.

Burimi i fundit tha gjithashtu se Gonzalez është një person shumë argëtuese dhe aventuriere në pjesën më të madhe të kohës dhe ajo dhe Momoa kanë shumë të përbashkëta. Ndërkohë, rikujtojmë se Momoa i dha fundi martesës me Lisa Bonet në janar të këtij viti pas 17 vitesh bashkë.

Sa i përket ndarjes së tij nga Lisa, Jason ka vazhduar të jetë mbështetës i familjes së tij të përzier me Lisa-n dhe madje ka përkrahur shumë vajzën e saj Zoe Kravitz, të cilën Lisa e ndan me ish-bashkëshortin Lenny Kravitz. E gjithë kjo mbështetje erdhi gjatë publikimit të filmit më të ri ku Zoe është protagoniste, bëhet fjalë për “The Batman”. Të dy Lisa dhe Jason kanë gjithashtu dy fëmijë, vajzën Lola Iolani, 14 vjeç dhe djalin Nakoa-Wolf, 13.

Bonet dhe Momoa kanë qenë gjithmonë një nga çiftet shembull për jetëgjatësinë në Hollywood dhe lajmi i ribashkimit para disa kohëve i gëzoi shumë fansat. Sa i përket arsyeve që çuan në ndarjes e dyshes thuhet se një prej motiveve lidhet me vaksinimin anti-COVID.