Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Yll Limani do të sjellë një bashkëpunim me…

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me projekte të reja muzikore dhe vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së tij më të fundit ‘U kry’, Ylli mund të jetë duke përgatitur për ne një surprizë me Dj Geek dhe dyshimet për këtë i ka ngritur një Instastory ku ky i fundit ka postuar artistin dhe krahas i ka vendosur një trofe. Mund të jetë edhe thjesht një postim miqësor mes dyshes ndaj na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar të vërtetën.

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Me anë të një video ku shfaqet miku i saj dhe njëkohësisht artisti i njohur, Yll Limani krahas Dafi ka shkruar një pjesë të tekstit nga bashkëpunimi i tyre hit, ‘Mos shko’. Kjo na bëri të dyshojmë se një tjetër duet po punohet nga ana e dyshes për të na surprizuar.