Celebrities Showbiz

Naomi Campbell zgjedh mënyrën më të ëmbël për të rikujtuar mikun e saj, Gianni Versace!

Rrthe dy muaj më parë, Naomi Campbell, zbuloi për publikun se ishte bërë nënë për herë të parë. Modelja ndau në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të këmbëve të vajzës dhe i dedikoi disa fjalë shumë të ëmbla. 50-vjeçarja shkroi:

Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty, engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe.

Ajo është treguar shumë e rezervuar për këtë pjesë të jetës së saj dhe nuk ka zbuluar më tepër detaje për vogëlushen. Megjithatë, si rrallë herë modelja ka publikuar një foto të vajzës së saj. Ajo ka publikuar një foto të së voglës, e cila shihet e veshur me një kostum të markës së famshme “Versace”. Naomi ja ka mbuluar fytyrën duke e mbajtur kështu larg syve të të tjerëve. Krah fotos Naomi ka shkruar:

Të dua Gianni Versace!

Modelja ka zgjedhur pikërisht këtë foto të vajzës së saj për të nderuar stilistin e njohur Gianni Versace në përvjetorin e tij të 24-të të vdekjes. Naomi është konsideruar si një nga mikeshat e tij më të afërta si dhe muza e Gianni-t.