Celebrities Gossip Showbiz

Ndërsa ish-partnerja e tij Kourtney martohet me Travis, Scott Disick shihet duke festuar!

Scott Disick dukej se po mbyste dhimbjet e tij teksa po festonte natën në një klub, ndërsa ish-partnerja e tij Kourtney Kardashian festonte martesën me Travis Barker gjatë fundjavës.

38-vjeçari është parë në një klub të Nju Jorkut në orët e para të mëngjesit të së hënës, teksa ish e dashura e tij po kalonte kohë në Itali, ku u zhvillua dasma. Scott thuhet se hyri në klubin rreth orës 2:30 të mëngjesit me një grup, i cili përfshinte një grup të shokëve djem dhe vajza.

Ai qëndroi për një orë dhe u pa duke biseduar me një grua në veçanti, sipas TMZ. Paraqitja e tij në klub vjen pasi Kourtney dhe Travis bënë betimet në një ceremoni shumë luksoze gjatë fundjavës. Çifti tha “po” para miqve dhe familjes në fshatin Portofino.

Dita e madhe e tyre erdhi shtatë muaj pasi Travis i propozoi të dashurës së tij në atë që ishte një nga propozimet më ekstravagante dhe romantike të familjes Kardashian deri më tani.

Motrat e Kourtney, Kim, Khloe, Kendall dhe Kylie ndanë përditësime në Instagram pas ceremonisë romantike. Në ditën e saj të madhe, Kourtney dukej e mrekullueshme me një fustan, taka të larta të thjeshta të bardha dhe një vello të gjatë katedrale.