Celebrities Music Showbiz

Një balerin ‘shpëton’ Beyonce-n në skenë pasi artistja hasi probleme për shkak të veshjes!

Beyonce po pushton të gjithë botën me ‘Tour World Renaissance’, i cili tani po zhvillon koncertet në të gjithë Evropën. Disa javë më parë ajo ishte në Barcelonë, në stadiumin Olimpik, ku nuk kishte kënduar për shtatë vjet. Ajo është ndalur të mërkurën në Gjermani, konkretisht në Hamburg, ku ka gëzuar fansat e saj me koreografitë, muzikën dhe performancën e saj në skenë që duhet ta pranojmë se janë unike.

Në këtë koncert të fundit të mbajtur në Gjermani, artistja ka patur një incident që për pak e ka vënë në siklet. Ndodhi në mes të koncertit, teksa Beyonce këndonte këngën ‘Break my soul’, në këtë pjesë të këngës ajo kishte veshur një fustan ngjyrë rozë shumë të ngushtë, me dekolte të dukshme.

@byseyn Damn he did it so smooth 💯 #lestwins#beyonce#blueivy#renaissance#renaissancetour#breakmysoul#hamburg @Beyoncé ♬ original sound – Seyn

Në një moment të këngës, gjoksi i saj ishte gati t’i dilte jashtë, por një nga kërcimtarët që ndodhej pranë saj në atë moment e vuri re dhe e pengoi të dilte plotësisht live në skenë. Balerini ka kapur për dore Beyonce, ka qëndruar përballë artistes dhe mes të dyve ka pozicionuar dekoltenë që këngëtarja të mos e ketë të vështirë. E bënë në një mënyrë delikate, madje dukej si pjesë e koreografisë. Dhe më e mira e kanë bërë pa u ndalur spektakli, ndonëse artistja ka mbetur e befasuar nga kjo lëvizje e papritur.

Megjithatë, fansat në koncert kanë kapur momentin, i cili nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale, ku video është bërë virale. Fansat kanë përshëndetur ndërhyrjen e shpejtë të balerinit.