Celebrities Gossip Lajmet e fundit Music Showbiz

Një yll i vërtetë, Kida na zbulon ‘look-un’ nga videoklipi i saj më i ri!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun kanë konfirmuar bashkëpunimin e tyre muzikor për këtë verë. Bëhet fjalë për Dafinën dhe Kidën. Lajmin e bëri të ditur Dafina me një postim në Instastory, ku ka postuar një foto nga xhirimet dhe ka etiketuar këngëtaren shumë të dashur për publikun, Kidën dhe duke konfirmuar kështu bashkëpunimin mes tyre. Kënga do të titullohet “Luje belin” dhe do të publikohet së shpejti.

Vetëm pak më parë Kida ka shpërndarë disa foto nga ‘look’-u i saj në videoklip dhe mund të themi se duket një yll dhe me një pamje ndryshe nga herët e tjera.

 

Këngëtarja ka qenë shumë e angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon edhe në anën financiare, jo vetëm të saj por të të gjithë artistëve. Vetëm para pak ditësh Kida ka postuar në Instagram një foto ku duket tejet e bukur, por edhe me veshje jo pak të kushtueshme. Një faqe në Instagram ka publikuar se sa kushton veshja e këngëtares së bashku me aksesorët dhe është plot 86.008 euro.