Celebrities Gossip Showbiz

Veshja e fundit e Kidës kushton një “mal me para”!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime.

Këngëtarja ka qenë shumë e angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon edhe në anën financiare, jo vetëm të saj por të të gjithë artistëve. Në foton e fundit që Kida ka postuar në Instagram duket tejet e bukur, por edhe me veshje jo pak të kushtueshme. Një faqe në Instagram ka publikuar se sa kushton veshja e këngëtares së bashku me aksesorët dhe është plot 86.008 euro.

 

Kujtojmë se bukuroshen do e shikojmë në një fushë tjetër, atë të modës. Nga disa postime të saj në Instastory, Kida na ka lajmëruar se së shpejti, në bashkëpunim me stilisten e njohur kosovare, Diana Qerimi do të realizojnë linjën e tyre të veshjeve, që do të quhet “STARGIRL”. Kjo është hera e parë që e shikojmë këngëtaren në këtë fushë dhe për më tepër në botën e biznesit.

Kënga e fundit e publikuar nga Kida është bashkëpunimi me Ledrin i titulluar “TDU”, e cila është publikuar këtë muaj dhe u cilësua si ‘bakllavaja e Bajramit’, duket se ka arritur një tjetër sukses. Bashkëpunimi mes dyshes është pëlqyer shumë nga publiku dhe ka kaluar 10 milion klikime deri me tani.