Celebrities Gossip Showbiz

Producenti i njohur puth në buzë Beyonce…reagimi epik i Jay Z nuk duhet humbur!

Ata janë çifti më i famshëm e më i përfolur i showbiz-it ndërkombëtar. Bëhet fjalë për divën e muzikës pop, Beyonce dhe reperin, Jay Z. Së fundmi producenti i njohur, Benny Blanco ka rrëfyer një ngjarje tepër të sikletshme gjatë një qëndrimi në shtëpinë e dy këngëtarëve me famë botërore në Hamptons.

33-vjeçari po takonte këngëtaren para se të ikte nga shtëpia e tyre dhe në një moment teksa po zgjateshin të puthnin njëri-tjetrin në faqe, ai dhe Beyonce ishin puthur aksidentalisht në buzë. Në këtë moment, producenti ishte frikësuar për reagimin e bashkëshortit të këngëtares, Jay Z, i cili ishte pranë tyre kur ndodhi kjo skenë.

Benny ka treguar se ishte ndierë sikur do të vdiste në ato momente dhe se të nesërmen do të përfundonte në arkivol nga reperi. Por kjo frikë i ishte larguar kur përshëndeti gjithashtu Jay Z, i cili i tha:

Në rregull vëlla, shihemi nesër. 

Jo çdokush do të reagonte kështu! Nuk mendoni edhe ju njësoj?!

Rikujtojmë, se në “Grammy 2021”, Beyonce dhe Taylor Swift bënë historinë! Mbretëresha e mbrëmjes në “Los Angeles Convention Center” ishte Beyonce, e cila vendosi rekord të ri duke fituar për herë të 28-të dhe bëhet femra më e vlerësuar e të gjitha kohërave. Me “Black Parade”, pranoi trofeun për “Performancën më të Mirë R&B” dhe u shpreh e nderuar.