Gossip Showbiz

“Nuk i dihet kurrë…” legjenda e muzikës ‘Country’ tregon arsyen qesharake pse fle me make up!

Këngëtarja e njohur Dolly Parton së fundmi ka treguar se ajo nuk e lan kurrë fytyrën para se të flejë gjumë dhe pas kësaj qëndrojnë disa arsye qesharake. 75-vjeçarja është shprehur se:

E pastroj fytyrën në mëngjes, sepse përpiqem që grimin ta mbajë në fytyrë gjatë natës. Sepse nuk e di kurrë nëse mund të bjerë një tërmet, ose një tornado, ose një stuhi dhe do të më duhet të dalë jashtë në mes të natës.

Dhe kjo nuk është arsyeja e vetme pse artistja fle me make up. Ajo ka pranuar se i pëlqen të duket bukur para bashkëshortit të saj Carl Thomas Dean, me të cilin është martuar në vitin 1966.

Nuk dua të shkoj në shtëpi dhe të rri si e lodhur, sepse bashkëshortit tim i duhet të më shikoj. Unë pres deri në orën 3 të mëngjesit për të larë fytyrën dhe për t’ja nisur prapë nga e para.

Gjithashtu ajo ka treguar se nuk përdor produkte të shtrenjta kozmetike dhe se pjesën më të madhe të tyre i blen në farmaci. Rikujtojmë, se legjenda e muzikës Country ka shokuar para pak kohëve me deklaratën e saj. Parton, ka shprehur se ajo është shumë e zënë për tu plakur. Ajo thekson se do të duket aq e re sa do të lejojnë kirurgët e saj plastikë. Si një 74-vjeçare, Dolly është zotuar se edhe kur të mbushë 95-vjeç do të duket njësoj siç duket tani.