Celebrities

Nuk ka të ndalur, Pamela Anderson martohet për herë të 6-të, këtë radhë me truprojën

Mbrëmjen e kaluar “Page Six” ka raportuar se Pamela Anderson ka rënë sërish në dashuri. Deri këtu nuk kemi asgjë të re pasi shpeshherë ajo ka thënë nëpër intervista se do të besojë tek dashuria edhe nëse nuk mund ta ketë kurrë atë.

Megjithatë, këtë herë kemi një lajm të mirë. Mësohet se ajo është martuar në fshehtësi në truprojën e saj Dan Hayhurst. Dyshja kanë bërë celebrimin në fshehtësi gjatë Krishtlindjes dhe burime pranë tyre konfirmuan se ata janë më të lumtur se kurrë dhe se Pamela më në fund ka gjetur një burrë të vërtetë që e trajton atë siç duhet.

Kujtojmë se martesa e fundit e aktores zgjati vetëm 12 ditë me regjisorin Jon Peters ndërkohë që në total ajo figuron të jetë martuar 6-të herë.