Celebrities Gossip Showbiz

Nuk mund të ndodhte ndryshe, ja i ftuari special në dasmën e Romeos dhe Heidit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Nuk mund të ndodhte ndryshe, mbrëmjen e sotme në dasmën e Romeos dhe Heidit do të jetë i ftuar special Elgit Doda, i cili do të performojë disa nga këngët e tij. Dihet tashmë se vëllezërit Veshaj dhe Elgiti kanë një miqësi shumë të mirë dhe shumë bashkëpunime muzikore. Edhe pse kjo surprizë në dasmën e shokut të tij dihej prej ditës së djeshme, ku së bashku me Donaldin kanë punuar deri natën vonë për realizimin e një kënge të re, e cila aludohet të jetë për historinë e Romeos dhe Heidit. Kujtojmë se në “BBV1” Elgiti ka publikuar disa projekte muzikore lidhur me historinë e Borës dhe Donaldit, teksa ky i fundit ka qenë banor i shtëpisë.

Sot mendohet të jetë një natë me shumë emocione.

Banorët me shumicë votash vendosën që kjo dasmë të jetë  e Romeos dhe Heidit dhe do të organizohet mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 dhe të gjithë banorët do marrin nga një rol për të organizuar këtë festë.