Celebrities Music

Pak para fillimit të turneut të saj botëror, Olivia Rodrigo ndërpret çdo marrëdhënie me menaxheren e saj!

Dy muaj përpara se të nisë një turne masiv botëror, këngëtarja Olivia Rodrigo ka bërë një ndryshim të madh, duke hequr dorë nga menaxherja e saj Kristen Smith. Këngëtarja 18-vjeçare u nda nga Smith sipas një raporti nga “The Sun”, megjithëse është e paqartë se çfarë e shtyu ndarjen.

U zbulua gjithashtu se Rodrigo ka plane për të nxjerrë një edicion të albumit të saj debutues “Sour”, megjithëse data e publikimit është aktualisht e paqartë. Një burim është shprehur për marrëdhënien e tyre që është krisur se:

Kristen ndihmoi që Olivia të bëhej një superstar ndërkombëtar. Nuk është kurrë një kohë e mirë për të ndryshuar menaxhimin, por që të ndodhë kaq afër një turneu është një dhimbje koke e veçantë. Megjithatë, Olivia ka qenë super-profesioniste dhe është e fokusuar në regjistrimin e muzikës së re dhe të ardhmes së saj. Ekipi në labelin e saj Interscope po sigurohet që gjërat të qëndrojnë në rrugën e duhur kur bëhet fjalë për turneun. Ajo tani po kërkon në mënyrë aktive për menaxhim të ri dhe po sshikon të gjitha opsionet e saj.

Turneu i saj i ri botëror do të nisë më 5 prill dhe burimet shtojnë se para turneut të saj, ajo do të publikojë një “Edicion Deluxe” të albumit të saj debutues “Sour”.

Asnjë datë e saktë nuk është caktuar për publikimin, përveç se ajo do të jetë përpara se ajo të dalë në skenë. Do të ketë një numër këngësh të reja, duke përfshirë të paktën një bashkëpunim.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi u njoftua se Rodrigo do të emërohej gruaja e vitit 2022 nga “Billboard”. Drejtoresha editoriale e Billboard, Hannah Karp, bëri ​​një deklaratë ku shprehej përmes People se ngritja e Rodrigos në famë ishte veçanërisht mbresëlënëse.

Trajektorja e famës së Olivias drejt superyjeve është një prej legjendave të muzikës pop. Talentet e saj si këngëtare, tekstshkruese dhe autore këngësh e kanë bërë Olivia një nga artistet e reja më autentike dhe emocionuese që ka shpërthyer në skenë në vite.