Gossip Health & Beauty Showbiz

Për ju që nuk e keni kuptuar akoma, Cardi B është një “manjake” ndaj…

Me siguri keni parë stile të ndryshme thonjsh, por aq të guximshme dhe ekstreme sa të reperes Cardi B, nuk besoj se keni parë asgjëkundi. Këngëtarja e “WAP”, së fundmi ka zbuluar thonjtë e saj më të reja me zbukurime të ndryshme dhe sigurisht super të gjata.

Dizajni i cili duket se do të ishte më i përshtatshëm në një gjerdan sesa në thonjtë e saj përfshijnë emrin e reperes, emrin e vajzës së saj si dhe fjalën “mama” dhe një gjarpër.

Cardi ndau një video të thonjve të saj në rrjetin social Twitter me shkrimin:

Unë po i kthej thonjtë e mi të vitit 2014 përsëri.

Thonjtë e 28-vjeçares kanë qenë prej kohësh fiksimi i saj, shpesh të gjatë dhe të zbukuruar me kristale Swarvoski. Fansat ishin të impresionuar nga guximi i dukshëm i këtij modeli dhe madje një ndjekës e ka komplimentuar atë për guximin pasi jo çdokush do të mbante thonj të tilla:

Unë e përgëzoj forcën e kësaj gruaje që mban jo vetëm peshën e një foshnje brenda saj … por edhe atë peshë të thonjve të saj.

Rikujtojmë, se së fundmi Cardi B ka dhënë lajmin se është shtatzënë! Reperja zbuloi lajmin ndërsa performonte me burrin e saj Offset dhe grupin e tij Migos në “BET Awards”. 

Reperja madje postoi disa foto nga shtatzënia për të falenderuar të gjithë njerëzit për urimet dhe për të treguar se si ndihet në këto momente. Në njërën prej fotove ajo shfaqej topless, teksa pozoi përkrah bashkëshortit Offset.