Love & Sex

Për të mirën e romancës tuaj e kemi, ja çfarë nuk duhet të bëni pas seksit!

Një nga momentet më të bukura është kur jeni krah njeriut të zemrës dhe ndani me të gjithçka. Marrëdhënia seksuale është një nga këto momente që e lidh dhe e përforcon më shumë lidhjen e një çifti dhe megjithëse është e bukur dhe magjike në të njëjtën kohë ka disa rregulla që nuk zbatohen dhe kështu që mos u habisni kur të fillojë të ketë ‘krisje’ në raportin tuaj.

Njihuni me katër veprime të cilat është mirë t’i shmangni pas seksit, sepse mund të shkatërrojnë gjithçka të bukur që keni kaluar së bashku.

1.Mos flini menjëherë.

Të gjithë lodhen pas seksit, por nuk është e mira që direkt pas saj të flini gjumi. “Hani veten” me dhëmbë dhe mbajini sytë hapur, përqafohu me partnerin/en, dy fjalë të ëmbla njëri-tjetrit dhe të përqafuar gjithashtu, nuk është fantastike?!

2.Mos ikni me vrap në tualet.

Seksi nuk është i pistë, përveç rasteve kur ju vetë e dëshironi të tillë. Ndaj qëndroni edhe gjysmë ore më shumë në krevat. Gjithçka pastrohet, pa merak. Ikja me vrap në tualet nuk mendoni se do të krijojë një ndjesi të çuditshme tek partneri/ja juaj?!

3.Mos e prekni telefonin me dorë.

Gjërat e telefonit mund të presin, ajo ose ai që ke në krah, mbase jo, kështu që më të vëmendshëm sepse mund të jeni duke shkatërruar një romancë shumë të bukur.

4.Mendoni mirë çfarë dhe si do hani.

Mos lini përshtypjen se para seksit kishit uri dhe nuk e kishit mëndjen aspak në atë po bënit. Mjaftohuni me diçka të lehtë si përshembull një pjatë me sallatë.

Gabimet që bëni poshtë çarçafëve tregojnë se ka diçka që nuk shkon me ju dhe partnerin tuaj. Edhe pse mund të keni shumë vite bashkë dhe keni krijuar një lidhje të fortë ka disa gabime që po ndikojnë negativisht në marrëdhënien tuaj seksuale. Nëse ende nuk i dini mësoni se ku po gaboni zbulojini në këtë link.

Aktiviteti seksual çliron një shpërthim të kimikateve për t’u ndjerë mirë si oksitocina dhe serotonina, midis kimikateve të tjera të lumtura që janë gjithashtu përfitime për sistemin tuaj imunitar dhe inkurajojnë lidhjen me partnerin tuaj. Një studim i ri ka treguar disa arsye pse njerëzit kanë më shumë dëshirë për intimitet gjatë periudhave kur ka festa.

Studiuesit në SHBA dhe Portugali zbuluan se interesi për raporte seksuale nuk ka të bëjë aq shumë me stinën, aq sa ka të bëjë me kulturën dhe disponimin. Në fakt, interesi për seksin u rrit në disa vende si Australia dhe Argjentina gjatë kohës së Krishtlindjes, edhe pse sezoni i tyre i pushimeve ndodh gjatë sezonit të ngrohtë të verës.