Celebrities Gossip Showbiz

“Për ty”, Yll Limani bën dedikimin më të veçantë dhe romantik që keni parë ndonjëherë!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte dhe vetëm pak më parë me anë të një video ku i gjithë publiku shfaqet duke kënduar refrenin e këngës ‘Marre’ në bashkëpunim me Elvanën, krahas na ka habitur duke zbuluar se e gjithë kjo ishte një dedikim, por cila është vajza fatlume nuk e dimë ende.

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me projekte të reja muzikore dhe vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së tij më të fundit ‘U kry’, Ylli mund të jetë duke përgatitur për ne një surprizë me Dj Geek dhe dyshimet për këtë i ka ngritur një Instastory ku ky i fundit ka postuar artistin dhe krahas i ka vendosur një trofe. Mund të jetë edhe thjesht një postim miqësor mes dyshes ndaj na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar të vërtetën.