Celebrities Design Gossip Showbiz

Prona e re e Kim Kardashian, shitja e katërt më e lartë në të gjithë shtetin e Kalifornisë!

Siç dihet, Malibu është një vend miliarderësh dhe nuk kishte se si Kim Kardashian mos të blente një shtëpi në këtë vend. Themeluesja e “Skims” ka shpenzuar 70 milionë dollarë për një pronë me katër dhoma gjumi dhe gjashtë banja, një pronë që dikur i përkiste Cindy Crawford dhe bashkëshortit të saj, Rande Gerber.

Është marrëveshja më e madhe e vitit dhe shënon shitjen e katërt më të lartë në të gjithë shtetin e Kalifornisë për vitin 2022. Kjo vjen disa javë pasi 41 vjeçarja vuri në shitje dy nga pronat e saj në Los Angeles, një apartament në Calabasas dhe një fermë në Hidden Hills. Me një sipërfaqe prej më shumë se 7,450 metra katrorë në 3 hektarë tokë, vila ka një shteg për në një plazh privat.

Kati kryesor mban dhomën e madhe që kombinohen me dhomën e ndenjes, dhomën e ngrënies dhe kuzhinën me dyer xhami nga dyshemeja në tavan. Ka dy dhoma gjumi shtesë, një palestër dhe një dhomë gjumi me një hyrje private, një kuzhinë dhe një banjë. Craford dhe Gerber e blenë pronën për 45 milionë dollarë në 2018. Blerja e re e Kardashian vjen një vit pasi ish-i i saj, Kanye West, shpenzoi 57.3 milionë dollarë për një shtëpi në Malibu.

Së fundmi, rikujtojmë se Hillary Clinton ka folur me respekt për yllin televiziv, e cila ka punuar gjatë kësaj kohe për t’u bërë avokate në mënyrë që të luftojë për reformën në burg. Edhe pse Kim, dështoi tre herë për të marrë provimin, Clinton e admiron që ajo nuk u dorëzua kurrë dhe vazhdoi të punojë derisa më në fund e mori provimin në dhjetor 2021. 

Sa i përket jetës sentimentale, Kim gjatë një paraqitjeje në “The Late Late Show” bëri shaka duke thënë se duhet të takojë një mjek apo avokat teksa foli për planet e saj të ardhshme. 41-vjeçarja, u nda nga komediani Pete Davidson, pas 9 muajsh së bashku. Kim ndërkaq u shpreh se është e lumtur beqare dhe nuk po kërkon për një dashuri të re.