Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Pse u pozicionua më shumë në krah të Luizit? Beati jep përgjigjen më të sinqertë në Top Albania Radio!

I ftuar në “Pardon My French” sot ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Pirro Beati. Ai ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe ka dhënë më shumë detaje rreth profesionit të tij gjithashtu.

Kur Beati hyri në shtëpi si banor i ri, Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi ndodheshin në burg për shkak të rregullit që kishin thyer. Fotografi tregoi se arriti të miqësohej shumë shpejt me banorët që nuk ishin në burg.

Nuk e kisha problem përshtatjen sepse kur unë u futa në shtëpi katër banorë ishin në burg, “bërthama” edhe u njoha shumë shpejt me grupin që nuk ishte në burg. Kur dolën pastaj katër të famshmit nga burgu unë isha jashtë në pishinë dhe erdhi vetëm Luizi që të më takonte dhe këtë e kam thënë herë pas here. Maestro, Olta dhe Kristi nuk erdhën fare të më takonin, unë isha jashtë dhe shkova t’i përshëndes. Ky ishte impakti i parë që unë pata.

A është kjo një përgjigje e sinqertë e pyetjes “Pse u pozicionove shumë me Luizin”?

Kur u futa unë kisha disa ide, pak a shumë të personazheve se si ishin. Luizin, Oltën e kisha dëgjuar shumë. Por kur u futa brenda ndryshova, për Luizin mendova se ishte shumë arrogant dhe do të ishte shumë i ftohtë por doli e kundërta.

Përveç këtyre gjërave Beati ka arritur që në shtëpinë e Big Brother VIp të gjejë mënyrën e zgjuar për të vendosur orën dhe për të pasur edhe një sens orientimi rreth kohës.