Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha një mbështetëse e zjarrtë e ish-it të Ledrit!

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë më e njohur duke u shquar për sipërmarrjen e saj. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.

Në të kaluarën, të gjithë janë në dijeni se ka pasur një lidhje dashurie mes Ledrit dhe këngëtares së njohur Dua Lipa. Kjo nuk ka përbërë aspak problem nga ana e partneres së artistit, që madje edhe janë takuar së bashku. E mbrëmjen e djeshme Sara ka treguar edhe një herë se është një fanse e madhe e Dua-s.

Mbrëmjen e kaluar, Ledri ka performuar në “Sunny Hill Festival” dhe gjithashtu Sara ishte e pranishme. Kjo e fundit ka bërë gjestin e bukur për Dua-n, pavarësisht kritikave së shumta që ka marrë në rrjet. Ajo ka shkrepur një foto të këngëtares teksa performonte në skenë duke e ndarë atë në InstaStory.

Edhe më herët në në një intervistë ekskluzive për “Goca dhe Gra”, Sara ka thënë se fakti që ajo ka qenë ish e dashura e Ledrit nuk e pengoi fare atë që të takonte Dua Lipën, teksa tha me humor se “shyqyr që ka qenë ajo dhe jo ndonjë tjetër”. Sara tha se ajo është shumë e vetëdijshme se sikurse çdo person tjetër, edhe Ledri ka një të shkuar, të cilën e ka pranuar dhe nuk e shqetëson aspak.

Partnerja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, Sara Hoxha realizon shpesh bashkëbisedime me ndjekësit në Instagram dhe kështu ka vepruar së fundmi duke i kërkuar ‘ta freskojnë’ me pyetje teksa po kalonte kohën në pishinë. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit bukuroshja është pyetur se cila ka qenë pyetja që e ka acaruar më shumë gjatë periudhës së shtatzënisë. Ajo u shpreh se:

Akoma nuk linde ti? Jo po pres dhe pak se qenka mirë kështu duke plasur. Pyetje më acaruese nuk kishte!