Celebrities Fashion

Serioziteti dhe Rihanna, asnjë lidhje me njëra-tjetrën! Këtë na e vërteton vetë këngëtarja!

Së fundmi diva e muzikës pop, Rihanna i është bashkuar partnerit të saj, reperit, A$AP Rocky për një takim biznesi në New York, e veshur me një xhaketë të madhe nga marka Junya Watanabe. Nga kriza e pandemisë globale, rikujtojmë se u prek edhe 33-vjeçarja.

Biznesi i saj i famshëm i veshjeve “Fenty” ishte duke falimentuar totalisht. Linja e modës, e themeluar në 2019, hyri në histori si marka e parë luksoze e drejtuar nga një grua me ngjyrë, konkretisht nga diva e muzikës pop, Rihanna.

Rihanna nuk gabon dhe nuk zhgënjen kurrë me stilin e saj. Ikona e modës e kombinoi pamjen e saj me taka të markës “Luis de Javier”, një kapelë bejsbolli R13 dhe një çantë “Goyard”. Duke i shtuar më shumë bukuri pamjes, Rihanna kishte veshur edhe një palë pantallona të shkurtra, të bardha nën xhaketën e saj gjigande.

Ndoshta nuk është një veshje zyrtare, por Rihanna është Rihanna!

Si ju duket stili i saj?

Rikujtojmë, se reperi A$AP ROCKY ka konfirmuar lidhjen me Rihanna-n dhe duket se gjërat janë shumë serioze pasi ai e ka konsideruar atë si dashurinë e jetës dhe gruan e tij.

Nëse ju ka shpëtuar, në një video që po qarkullon në internet e cila është bërë menjëherë virale, këngëtarja e famshme dhe i dashuri i saj u panë duke u përpjekur të futeshin në një lokal në New York City, ku roja i sigurisë, me sa duket, e ndaloi çiftin të hynte për shkak se nuk kishin mjet identifikimi me vete.