Aktualitet Travel

Sezoni turistik, shtohet linja direkte Tiranë-Kretë!

Me rastin e sezonit turistik veror, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit i shtohet një linjë e re direkte ajrore Tiranë-Kretë. Krahas atyre me Athinën e Kretën, shumë shpejt do të shtohen edhe fluturimet nga Tirana drejt Selanikut e po ashtu, për në Mikonos të Greqisë.

Në ceremoninë e uljes së avionit të parë të linjës, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “është një lajm fantastik edhe për komunitetin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve që jetojnë në Kretë”.

Eshtë patjetër një lajm i mirë për sezonin turistik, për turistët që shkojnë andej e këtej kufirit, qoftë në Kretë, qoftë në Tiranë, por edhe për turistët europianë e amerikanë, që vizitojnë gjithë zonën e Ballkanit dhe e kanë mundësinë t’i shohin të dyja vendet. Ama, është një lajm fantastik edhe për komunitetin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve që jetojnë në Kretë, të cilët janë një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se këto fluturime kontribuojnë edhe në ndërtimin e urave të miqësisë.

Sot kemi realitetin e këtij fluturimi të dytë që na lidh me fqinjët tanë, me Greqinë dhe sigurisht dy udhëtimet e tjera në Mikonos e Selanik do të na afrojnë edhe më shumë.

Sarantis Moschovis, përfaqësues i Ambasadës së Greqisë në Shqipëri vlerësoi kontributin e shqiptarëve në shoqërinë greke dhe nivelin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Nuk duhet të harrojmë kontributin e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe sjellin reminitancat në Shqipëri. Perspektiva për të shtuar më tepër zhvillimin e rrjedhës së turizmit dhe marrëdhëniet midis Greqisë e Shqipërisë, janë shumë premtuese.