Celebrities Gossip Showbiz

Si reagon Sarah Berisha kur ‘lart e poshtë’ qarkullojnë komente të pavërteta lidhur me Dj PM…

Blogerja e njohur Sarah Berisha së fundmi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, u pyet nëse e lëndojnë komentet lidhur me Pm. “A të lëndojnë kur të shkruajnë komente të pavërteta lidhur me Pm?”-ishte pyetja e ndjekësit, të cilit Sarah iu përgjigj duke shkruar: “Njerëzit atë punë kanë! Gjithmonë e kanë diçka për të thënë, si për mirë si për keq. E rëndësishme është që ne jemi në rregull me njëri-tjetrin…”

Rikujtojmë, se Dj PM dhe Sarah nisën lidhjen e tyre në muajin nëntor kur ishin pjesë e ‘Big Brother VIP”. Pas mbarimit të formatit ata kanë vijuar romancën në distancë ndonëse takohen shpesh e madje kanë bërë edhe disa udhëtime bashkë. Blogerja ka treguar se distanca i ka lodhur por takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë shumë mirë.

Pas daljes ata janë munduar të jenë sa më të rezervuar në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe kjo gjë bëri që ndjekësit të aludojnë se çifti nuk i kanë raportet e mira mes njëri-tjetrit. Sarah nuk i shpëtoi dot dhe pyetjes nëse është ende me Dj PM. “O Sarah a je ende në një lidhje me DJ PM?”- e pyet ndjekësja, ndërsa nuk ka munguar dhe përgjigja epike e blogeres e cila u shpreh: “Mesa di unë PO, nuk e di se çfarë informacionesh keni ju”.

Ndërkaq, Dj PM prej vitesh është i njohur për publikun për sa i përket këngëve të tij dhe performancës në club-et e Kosovës dhe Shqipërisë, por që padyshim mori shumë vëmendje pas pjesëmarrjes së tij në ‘BBV’. Pas përfundimit të aventurës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” gjithmonë e më shumë shtohet kureshtja se çfarë ndodh me të në përditshmëri. Së fundmi, teksa ai ka qenë i ftuar në një intervistë ka zbuluar pak nga fillimi i karrierës së tij.