Celebrities Gossip Showbiz

‘Si ti’ nga Rina do të publikohet më shpejt nga sa mendonit!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it. Balaj po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

E duket se kjo verë do ta gjejë bukuroshen më aktive se kurrë. Pak pasi ka lajmëruar se do të vijë në një bashkëpunim me partnerin e saj SinBoy, një projekt tjetër do të lansojë më para. Bëhet fjalë për ‘Si ti’ që është një këngë solo dhe do të publikohet me videoklip jo më larg se nesër në orën 18:00. Me anë të postimit në Instagram, këngëtarja na ka treguar dhe nje nga dukjet e saj në këtë projekt.

Ndërkohë, së fundmi Rina publikoi këngën e re “Blue” që erdhi në bashkëpunim me artisten, Ameila. Kënga erdhi e vizualizuar edhe me klip, të cilin e xhiroi në Greqi atje ku Balaj është zhvendosur kohëve të fundit. Viti që lamë pas ishte mjaft i suksesshëm për bukuroshen pasi këngët e saj si solo ashtu edhe në bashkëpunim me partnerin e saj SinBoy patën miliona klikime në YouTube dhe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre.