Celebrities Gossip Music Showbiz

“Spice Girls” po rikthehen fuqishëm dhe me plane të reja!

“Spice Girls” ribashkohen për herë të parë në më shumë se një vit për të punuar në lançimin e projektit të tyre të ardhshëm. Grupi i famshëm i vajzave u takua në Londër për të xhiruar pjesët për projektin e tyre të ardhshëm në internet, megjithatë 47 -vjeçarja Victoria Beckham, e cila aktualisht është në Miami, nuk ishte e pranishme dhe është shprehur se nuk ka dëshirë të jetë e përfshirë. Mesa duket ajo e ka refuzuar ftesën.

Geri Horner, Mel B, Emma Bunton, Melanie C, u mblodhën në ‘Black Island Studios’ për të punuar në projektin e ardhshëm, për të cilin thuhet se janë shumë të emocionuara. Është diçka që ato kanë qenë në pritje gjatë gjithë kësaj kohe. Vajzat kanë treguar se një nga disa gjëra në të cilat ato po punojnë, përfshijnë një film të animuar.

Grupi shpreson të jetë në gjendje të bëjë turne sapo të jetë e sigurtë çdo gjë në lidhje me situatën që ka krijuar pandemia, por ndërkohë ato po argëtohen duke punuar në disa projekte për të cilat thuhet se do të arrijnë të fitojnë shumë para. Vajzat kanë treguar që në fillim se qëllimi i tyre ka qenë që të ndihmojnë dhe të japin një kontribut për komunitetin e braktisur të LGBTQ+ në Britaninë e Madhe.

Grupi vizitoi Mbretërinë e Bashkuar që në vitin 2019 pa Victoria-n sepse ajo vendosi që të mos merrte pjesë dhe të mos ishte e përfshirë , pasi ylli zgjodhi të përqëndrohej në linjën e saj të modës. Është raportuar gjithashtu se gjatë muajit maj, “Spice Girls” kanë humbur fitimin e milionave pasi iu është dashur të shtyjnë planet për koncertet e tyre të ribashkimit. E gjtiha kjo erdhi për shkak të pandemisë. Prej muajsh fansat kanë shpresuar se “Spice Girls” mund të ribashkohen, Mel B tha se do të ktheheshin së bashku sapo rregullat ta lejojnë atë.

Njerëzit kanë nevojë për pak argëtim. Muzika i bashkon njerëzit. Do ta doja sapo ta lejojnë rregullat, atëherë po.