Gossip Showbiz

Taylor Swift “molla e sherrit” mes politikanëve në Azi!

Kontrata e këngëtares Taylor Swift me organizatorët e koncerteve të saj në Singapor, ku ajo do të mbajë gjashtë koncerte si pjesë e turneut të saj botëror, është shndërruar në një çështje politike në Azinë Juglindore. Singapori është ndalesa e vetme në atë pjesë të botës ku do të performojë Swift dhe shtetet fqinje e kanë shpallur atë si “akt armiqësor”. Qeveria e Singaporit njoftoi më parë se i kishte dhënë leje Swift-it për të performuar, por nuk i bëri të ditur kushtet.

Kur u bë e qartë se kushti ishte që Singapori të ishte i vetmi vend në rajon ku do të performonte Swift, reaguan liderët e vendeve fqinje dhe veçanërisht të pakënaqur në Tajlandë dhe Filipine, duke thënë se kjo nuk është sjellje e mirë. Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong gjithashtu duhej të mbrohej kundër sulmeve për shkak të kontratës me Swift gjatë një konference për shtyp në samitin rajonal në Melburn.

“Agjencitë tona negociuan një marrëveshje që i mundësoi Taylor të vinte në Singapor dhe sipas të cilit Singapori është ndalesa e saj e vetme në Azinë Juglindore. Doli të ishte një marrëveshje shumë fitimprurëse në të cilën unë nuk shoh asgjë armiqësore,”-tha Sjenlung. Swift performoi tre nga gjashtë koncertet e saj të para në Singapor nga 2 deri më 4 mars, me tre shfaqje të tjera që do të mbahen nga 7 deri më 9 mars.

Rikujtojmë, se Muzeu V&A i Britanisë po kërkon një fanse të përkushtuar të këngëtares së famshme Taylor Swift për të mësuar më shumë rreth kulturës së saj muzikore. Muzeu i Londrës tha se dëshiron të kontaktojë ‘Swifties’, përpara turneut evropian të artistes, pasi dëshiron të fitojë vetëdije mbi kulturën dhe zanatin rreth mbishkrimeve të improvizuara të Taylor, byzylykët e miqësisë dhe kujtimet Swift.

Fansat e këngëtares 34-vjeçare janë mësuar të shkëmbejnë “rrathë miqësie” kur takohen në koncertet e saj. Muzeu gjithashtu ka pozicione konsulenti për adhuruesit e ‘emoji-ve’ dhe artikujve të tillë si këpucët Crocs dhe ofrohen kontrata me kohë të pjesshme ose zero. Si pjesë e punës së tyre, kandidatët e përzgjedhur do të takohen me ekipin e kuratorëve të muzeut për të ndarë njohuritë e tyre.