Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.
E teksa shumë spekulime ka pasur shpesh nëse Lori është apo jo në një lidhje e me anë të postimit më të fundit në Instastory duket se ka pranuar se ka gjetur dashurinë e saj. Kjo pasi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj ku mban një orë elektronike e cila është e lidhur me telefonin dhe mesazhet shfaqen aty. Por duket se në mënyrë të qëllimshme reperja ka zgjedhur të zbulojë mesazhin që i është dërguar dhe shkruhet: “Të dua zemër”.
Epo, urojmë që ky të jetë një konfirmim zyrtar nga Lori.

Kanë kaluar vetëm pak javë nga publikimi i këngës së saj të re, një bashkëpunim me artistin Yll Limani, i cili titullohet “Kriminele” dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Vetëm pak ditë më parë, artistja ka nxjerrë projektin e saj më të ri muzikor por këtë herë në gjuhën gjermane.
“OFT VERTRAUT” është titulli i këngës që flet për një vajzë e cila vazhdonte i besonte ish- partnerit edhe pse ai e tradhtonte…