Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Tradhtoi Ariana Grande-n, ja çfarë ndodhi me Instagram-in e Dalton Gomez…

Ish-partneri i Ariana Grande, Dalton Gomez, thuhet se është prezantuar si një person jo i lidhur dhe i martuar përpara se të bëhej publik njoftimi për divorcin e çiftit, gjë që mendohet se edhe e ka detyruar atë dhe të fshinte llogarinë (deactivate) Instagram-in e tij. Një burim për DeuxMoi bëri të ditur se fillesa e problemeve dhe mosmarrëveshjeve martesore të çiftit mund të ketë nisur nga vetë Gomez pasi ai dyshohet se kishte filluar të takonte vajza të tjera muaj përpara se lidhja e tyre të përfundonte.

Sipas burimit, agjenti i pasurive të paluajtshme ishte në një festë të Hollywood-it, ku ai po përpiqej gjatë gjithë kohës që të mos vepronte i martuar. Burimi ka treguar:

Unë mora pjesë në një ngjarje ku kishte një grup me të famshëm. Dalton ishte atje, por ai ishte modest dhe kishte veshur një kapele. Ai qartësisht nuk donte të njihej, por e bëri më të qartë me maskimin e tij. 

Duke përshkruar skenën, burimi pohoi se Gomez ishte “i rrethuar” nga shumë vajza, që thuhet se po ju pëlqente shoqëria mes tyre.

Dalton Gomez kishte vajza që e rrethonin. Nuk bëj shaka. Ai ishte me miqtë e tij dhe po sillej ndryshe.

Duke u bazuar këtu, burimi pohoi se shoqja e tyre “e dehur” ndërhyri për t’u përballur me Gomez në lidhje me martesën e tij me Grande, të cilën ai e mohoi.

Kështu që shoqja ime e dehur shkoi të fliste me të. Ajo iu afrua dhe i tha: “A e dini kush është Ariana Grande?” Ai fjalë për fjalë tha: “Nuk kam dëgjuar kurrë më parë për të”. Pas kësaj mikesha ime i tha, ‘epo duhet, sepse është bashkëshortja jote!”‘ Ai u tremb se u njoh dhe praktikisht u largua nga festa.

Sipas burimit, Gomez, mesa duket çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram të nesërmen dhe që atëherë ajo nuk është hapur më.