Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

U qëllua aksidentalisht në sheshxhirim, një dokumentar për jetën dhe karrierën e së ndjerës Halyna Hutchins!

Kompania e prodhimit të filmit “Rust” do të xhirojë një dokumentar i cili do të përfshijë jetën dhe karrierën e Halyna Hutchins, e cila ndërroi jetë pasi u qëllua gjatë një xhirimi në vitin 2021. Mësohet se ky dokumentar ka mbështetjen e bashkëshortit të Hutchins, Matthew. Dokumentari do të drejtohet nga Rachel Mason dhe do të prodhohet nga Julee Metz.

Lajmi vjen në mes të procesit ligjor me të cilin përballet armatura e filmit Hannah Gutierrez-Reed dhe aktori Alec Baldwin, të cilët janë akuzuar për vrasje të pavullnetshme. Filmi është planifikuar të rifillojë xhirimet në pranverë me Bianca Cline si kinematografe të re. Për nder të Hutchins, Cline do të dhurojë pagën e saj për një kauzë bamirësie.

Kompania e prodhimit konfirmoi gjithashtu se Baldwin do të mbajë rolin kryesor në film dhe se skena në të cilën Hutchins humbi jetën do të ribëhet, megjithëse nuk janë dhënë detaje të mëtejshme. Përveç kësaj, producentët Grant Hill dhe Stephen Marinaccio po i bashkohen ekipit, i cili gjithashtu përfshin Matthew Hutchins si producent ekzekutiv. Xhirimet do të rifillojnë me protokolle të shtuara sigurie dhe ndalim të çdo arme apo municioni të vërtetë.

Hutchins vdiq kur ajo u qëllua aksidentalisht dhe u vra nga Alec Baldwin gjatë xhirimeve të “Rust” në Santa Fe County, New Mexico. Baldwin ka mbrojtur pafajësinë e tij në intervista të ndryshme në të cilat ai pretendoi se përgjegjësia për sigurimin e sigurisë së armëve në “Rust” i ishte caktuar Gutierrez-Reed.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk e ka tërhequr asnjëherë këmbëzën, por se arma është shpërthyer për ndonjë defekt. Rikujtojmë se prindërit dhe motra e kinematografes së “Rust” Halyna Hutchins kanë ngritur një padi të re kundër Alec Baldwin dhe të tjerëve të përfshirë në film. Avokatja Gloria Allred njoftoi se padia u ngrit në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit në emër të Anatolii Androsovych, babait të Hutchins, Olga Solovey, nënës së Hutchins dhe Svetlana Zemko, motra e Hutchins.

Zyra e prokurorit të qarkut Santa Fe të New Mexicos tha për mediat e huaja se aktori dhe producenti Alec Baldwin është akuzuar penalisht në lidhje me të shtënat fatale të vitit 2021 në xhirimet e filmit “Rust”. Akuzat kundër Baldwin dhe armatores së kastit të filmit, Hannah Guiterrez Reed, përfshijnë dy akuza për vrasje të pavullnetshme. Avokatët e të dy të pandehurve insistuan më parë se klientët e tyre përkatës janë të pafajshëm.