Celebrities Gossip Showbiz

U tha se patën një ndarje të paqtë, por fotot e fundit në rrjet të Shakira-s dhe Pique ‘thonë’ tjetër gjë!

Teksa gjithandej në mediat e ndryshme ndërkombëtare po përflitet një ndarje e paqtë mes yllit të muzikës pop Shakira dhe futbollistit Gerard Pique, në fakt fotot e fundit të bëra virale tregojnë tjetër gje. Së fundmi janë publikuar disa foto ku dyshja e njohur shihen duke debatuar ashpër në sy të fëmijëve të tyre teksa ndodheshin në një jaht. 45-vjeçarja dhe 35-vjeçari duke tepër të nervozuar.

Para pak kohësh, këngëtarja kolumbiane konfirmoi se nuk është më me partnerin e saj, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku. Çifti ishte së bashku që nga viti 2011 kur ata u takuan për herë të parë gjatë xhirimit të videoklipit të këngës Waka-Waka për Kupën e Botës.

Mes telasheve dhe probleme që këngëtarja e njohur Shakira po kalon, një tjetër “bomb” po qarkullon nëpër media teksa një djalë misterioz po pretendon se është djali i artistes. Një i ri kolumbian i quajtur Pedro ka siguruar se është djali i madh i këngëtares, i lindur nga një lidhje e vjetër e yllit të pop-it me aktorin Santiago Alarcon. Ka qenë ky i fundit, ai që foli i pari për këtë çështje në mediat e Amerikës së Jugut, duke mohuar gjithçka:

Ky djali më mundon prej muajsh, më persekuton. Thotë se e kam dhënë për birësim në vitin 1992 dhe më ka kërkuar dëmshpërblim prej 835 milionë pesos.

Rikujtojmë, se teksa Pique po shijon lidhjen e re, ylli i pop-it Shakira ka nisur këtë javë xhirimet e videoklipit të saj më të ri me këngëtarin Ozuna. Xhirimet janë bërë brenda një supermarketi dhe kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Por po thuhet se me këtë këngë Shakira do të thumbojë ish-partnerin e saj, Gerard Pique.