Celebrities Fashion Film & Tv

Zbuloni se çfarë fshihet pas veshjeve unike të fëmijëve të Angelina Jolie në premierën e filmit!

Angelina Jolie shkëlqeu në premierën më të fundit në tapetin e kuq për filmin ‘Eternals’. Aktorja bukuroshe arriti që të tërhiqte vëmendjen jo vetëm për paraqitjen e saj fantastike por edhe për arsyen se ajo kishte zgjedhur që në krahë të saj të kishte fëmijët. Nuk kishte si të mos lihej pa u përmendur fakti që të gjithë arritën që të vinin re diçka.

Përpos paraqitjes fantastike të vetë aktivistes, vëmendjen e të gjithëve arritën që ta merrnin edhe dy vajzat e saj. Konkretisht 16-vjeçarja Zahara dhe 15-vjeçarja Shiloh, të cilat ndryshe nga fëmijët e tjerë kishin zgjedhur që të vishnin fustanet e Angelina-s që ajo kishte përdor në daljet e saj për evente të caktuara, vite më parë.

Në lidhje me këtë përshtatje ku të gjithë së bashku kishin vendosur që të visheshin bazuar tek tema ‘vintage’ Jolie është shprehur se:

Fëmijët e mi janë të gjithë janë përshtatur me temën ‘vintage’. Ne të gjithë bëmë një bashkim të tillë dhe i kombinuam së bashku edhe gjërat e mia të vjetra.

Zahara shkëlqeu me fustanin unik dhe të veçantë që Jolie kishte zgjedhur që ta vishte në çmimet e Akademisë në vitin 2014, ndërsa Shiloh kishte veshur një fustan bezhë asimetrik paksa të rikrijuar dhe me disa ndryshime të vogla, të cilin Jolie e kishte veshur  në Observatorin Francez të Apidologjisë, ku ajo u dhuroi tetë bletareve femra diplomat e tyre si pjesë e projektin ” Women for bees”.

Ndërkohë që fëmijët ishin pranë saj për premierën e filmit, Jolie tha se ata nuk ishin tamam dhe shumë të emocionuar për kostumin e artë që ajo vesh edhe në filmin më të fundit me superheronj nga gjigandi ‘Marvel’.