Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Zendaya i shokon të gjithë me zgjedhjen e saj në Festivalin e Filmit!

Zendaya një aktore shumë e njohur për publikun i mahniti të gjithë me look-un e saj gjatë premierës së ‘Dune’ në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 2021. Për ecjen në tapetin e kuq ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan ‘nude’ të thjeshtë por që i vinte në pah të gjithë format e saj trupore dhe e bëntë të dukej e mahnitshme. Fustani i saj ishte kombinuar mjaft mirë me të gjithë look-un dhe make up-in e saj. Por ajo çfarë ju ra në sy të gjithëve ishte diçka tjetër.

Zendaya

Gjerdani që aktorja kishte vendosur ishte shumë i veçantë. Një gjerdan smeraldi 93 karatësh me një gur spektakolar. Aktorja 25-vjeçare goditi në tapetin e kuq me fustanin e saj nga ‘Balmain’ të bërë me porosi enkas për të, pasi modeli i bustit të saj rrinte aq perfekt. Ndërsa gjerdani që mbante Zendaya ishte nga koleksioni i bizhuterive të shtrenjta të markës ‘Bulgari Magnifica’, i cili paraqiste një smerald kolumbian 93 karatësh, të prerë nga kabokoni, të lidhur në nofullën e një gjarpri i cili ishte i veshur plotësisht me diamante dhe smeralde.

Zendaya

Lucia Silvestri, drejtoresha krijuese e bizhuterive të markës së famshme ‘Bulgari’ ka bërë me dije se smeraldi ishte mjaft i veçantë dhe se e kishte parë për herë të parë në Jaipur në vitin 2018. Ajo shtoi se:

Kur e pashë për herë të parë gurin ishte 98 karat dhe kalova një vit duke bindur furnizuesin që ta merrnin atë. Tani është 93 karat, por është kabokoni i përsosur: forma, sipërfaqja, është thjesht një vepër arti. 

Koleksioni ‘Magnifica’ është më i vlefshmi në të gjithë historinë e markës ‘Bulgari’, pasi përfshin gurët e çmuar më të mëdhenj deri tani. Dhe nuk është për t’u habitur që argjendaria do të zgjidhte Zendaya-n  për të mbajtur këtë gjerdan të veçantë, pasi ajo është një ambasadore e markës që nga fillimi i vitit 2020.