Aktualitet

Veliaj: Shkolla “Kosova” do të hapet për vitin e ri shkollor!

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se shkolla e rindërtuar “Kosova” do të jetë gati. Veliaj tha se vëmendje e posaçme i është kushtuar dhe nxitjes së të rinjve për t’u marrë me aktivitete sportive, duke hapur 62 palestra. Nd137rkaq Veliaj tha se: “Do të bëjmë disa gjëra fantastike për fëmijët këtë vit. Së pari, do të hapet shkolla “Kosova” për të gjithë fëmijët e Njësisë 2, të zonës së Saukut, të Rr. së “Elbasanit”, të Shkollës “Labinoti” dhe Liceut, ku për shkak të mungesës së një shkolle të re bënin mësim me dy turne, do të kalojnë me një turn. Kemi hapur 62 palestra në Tiranë. Kur të fillojë shkolla dua t’i frekuentoni edhe pas mësimit. Rëndësi ka që të mësojmë të luajmë në skuadër, të respektojmë njëri-tjetrin, dhe mbi të gjitha të kuptojmë që kur fitojmë, duhet të fitojmë me shumë përulësi dhe duhet t’i japim dorën kundërshtarit. Ama, duhet të mësojmë edhe si të humbasim. Ndonjëherë, kur shikoni të mëdhenjtë që merren me politikë etj. në Shqipëri, kur fitojnë sikur çfarë kanë fituar dhe i fyejnë të tjerët; kur humbasin tragjedi e madhe, thonë: “Të digjet gjithë bota, se ne humbëm”. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të mësojmë si të fitojmë dhe të humbasim”, deklaroi Veliaj.