Bashkëprezatuesit e Dojna Memës në puntatën e dytë të #thuajemepepsi ishte një ndër çiftet më simpatikë të showbizit, Venera Lumani dhe Lind Islami.
Dy këngëtarët përvecse janë argëtuar me eksperiencën e të qenit bashkëprezantues por edhe me lojrat e emisionit, gjithashtu i janë përgjigjur edhe disa pyetjeve që lidhen me temën e ditës por edhe për marrdhënien e tyre në çift.
Të pyetur nëse do ta tradhëtonin njëri-tjetrin me një personazh të famshëm, Venera pa ngurruar ka zgjedhur Adam Levine si mashkullin ideal me të cilin do ta ‘tradhëtonte’ Lindin ndërsa ky i fundit është shprehur se partnerja e vetme është vetëm Venera e se nuk do ta tradhëtonte atë me askënd edhe nëse bëhet fjalë për një personazh të famshëm.
Ata gjthashtu kanë zbuluar disa sekreta aq intime sa qesharake mbi lidhjen e tyre 5-vjeçare. Këngëtarët janë shprehur se për herë të parë janë njohur në kompeticionin e “The Voice” dhe duket se që në fillimet e tyre ishin bërë për njëri-tjetrin.
Sa i përket marrdhënies së tyre në çift ata kanë zbuluar së Venera është ajo e cila dominon lidhjen e tyre. Këngëtarja është ajo e cila, sipas Lindit, paguhet më shumë e shpenzon më shumë, është më tolerante por edhe xheloze njëkohësisht, gatuan e kujdeset në maksimum për të dashurin e saj. Lindi nga ana tjetër është ai i dashuri çapkën, i urtë por ndonjëherë shumë i rrëmujshëm