Aktualitet

Vështirësitë e riintegrimit të të kthyerve shqiptarë nga emigracioni

Emigracioni ilegal dhe azilkërkimi në Gjermani për motive ekonomike tanimë duket një kapitull i mbyllur për Shqiptarët. Sipas “Deutsche Welle”, 99.4% e azilkërkuesve pas refuzimit nga autoritetet gjermane nga 2014-2017 janë rikthyer në Shqipëri, shumica vullnetarisht dhe një pjesë me detyrim. Por riintegrimi i ish-emigrantëve, legalë, ilegalë apo azilkërkues, të kthyer në Shqipëri, duket se është shumë i vështirë.