Ikona e modës, Victoria Beckham së fundmi ka postuar një foto në Instagram dhe të gjithë e kanë krahasuar veshjen e saj me atë të kukullës tmerruese “Annabelle”. Ndërkaq, 47-vjeçarja shkroi në diçiturën e fotos se:
Një nga pamjet e mia të preferuara në New York tani është në dispozicion në victoriabeckham.com dhe në dyqanin tonë Dover Street! David Beckham e do atë shumë.
https://www.instagram.com/p/CSFIVEvj8Bk/
Por kjo paraqitje nuk kaloi pa marrë vëmendje si çdo foto apo video që Victoria poston, por ajo çfarë habiti ishte reagimi i fansave të artistes ku e krahasuan dukjen e saj të njëjtë ose identike me atë të kukullës “Annabelle”.
Dikush komentoi se:
Në fillim, mendova se ishte kukulla Annabelle.
Dikush tjetër shkroi:
A je ti Annabelle???
E dikush tjetër prap shkroi:
Është si një Annabelle e modës së lartë.
Po ju, si e komentoni këtë stil të Victoria-s?!
Beckham e shoqëroi fustanin me një maskë të zezë në fytyrë, syze dielli dhe një çantë të vogël Hermes. Ajo i shtoi pamjes një palë taka me ngjyrë të gjelbër. Kur bëhet fjalë për bukurinë dhe fytyrën, ne mund të provojmë çdo gjë. Kryesisht femrat e kanë pikë të dobët dhe i kushtojnë shumë rëndësi.
Victoria Beckham zbulon për të gjithë maskën më të mirë për lëkurën, por nëse sheh recetën, shumë pak njerëz do ta bënin.
Ju rikujtojmë, se pak kohë më parë lajmi se Justin Bieber i bëri dhuratën e pazakontë Victoria Beckham-it bëri bujë. Ai i dha modeles, këngëtares dhe stilistes një palë ‘shapka gome’, të cilat ajo i postoi në rrjete sociale. Ajo shkrujti:
Shumë ndjekës po më pyesin se çfarë do të vesh pas karantinës. Si mendoni rreth këtij sugjerimi nga Justin Bieber?