Aktualitet

Vijon verifikimi i dëmeve në terren pas tërmetit në Dibër

Dy ditë pas tërmetit që dëmtoi 178 shtëpi në Qarkun Dibër, 18 grupe pune vazhdojnë verifikimin e dëmeve në terren. Prefekti Nexhbedin Shehu thotë se vetëm një banesë e pa banuar konstatohet e rrënuar, ndërsa të tjerat kanë plasaritje. 8 çadra u ndanë për familjet që kërkuan ndihmë. Në zonë vijoi aktiviteti sizmik, por autoritetet thonë se nuk ka vend për panik.