Në Vlorë, një 25-vjeçar u arrestua në flagrancë për trafik armësh e municionesh, si dhe lëndësh narkotike. Shtetasit Denis Muhametaj iu sekuestruan 1 mijë e 260 fishekë pistolete e kallashi, 1 automatik model 56, 4 krehëra pistolete e kallashnikovi, 3 motorrë uji, 3 automjete, 15.7 kg kanabis e 340 kubikë kanabis.