Aktualitet

Vlorë, qumësht dhe mish në vapë, AKU ndalon furgonët furnizues

Në vijim të aksioneve për të garantuar sigurinë ushqimore, në Vlorë u ndaluan dy furgonë që tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normat e lejuara 15.6 e 18.4 kur normalja është deri në 6 Gradë Celcius. Subjektet përgjegjëse u gjobitën me nga 100 mijë lekë.  Për të njëjtat arsye, u bllokua dhe një sasi mishi e nënproduktesh të tij. Në këtë rast, masa administrative ishte 200 mijë lekë. Kontrollet po ndërmerren nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që mbështetet nga Policia e Shtetit gjatë aksioneve.