Aktualitet

Vrau në ’97 gjatë një grabitje, ekstradohet nga Greqia 37-vjeçari

Një 37-vjeçar i dënuar me 9 vite burg për vrasje në vitin 1997 gjatë një grabitjeje, është ekstraduar mesditën e sotme nga Greqia. Mësohet se Saimir Gegolli, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Vrasje”. Në 97-ën, Gegolli së bashku me dy persona të tjerë të armatosur kishin ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar duke vrarë një prej pasagjerëve.