Xheneta Fetahu qëndroi për disa minuta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, ku u përball me injorim nga banorët, përfshirë ish-partnerin e saj, Gjestin.
Në një moment, ajo iu afrua një banorit, i cili ishte duke biseduar me Rozanën dhe Valbonën në oborr.
Disa minuta më parë, Gjesti bëri një koment drejt Jozit por me nënkuptim për Xhenetën:
Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend.
Pasi ajo i shkoi afër duke u ulur pranë tij, ajo ka shroehur:
A po i sheh dikush thonjtë e këmbës, se dikush m’i ka puthur këto gishtat e këmbës. Sa bukur i kam.
Megjithatë, asnjë nga banorët nuk reagoi, duke vazhduar bisedat dhe batutat e tyre.
Gjesti, i cili ka mbyllur raportet me Xhenetën dhe ka deklaruar disa herë se është keqtrajtuar nga ajo gjatë kohës që ishin së bashku në BBVK 3, nuk mori asnjë reagim ndaj komenteve të saj.