Autoritetet gjermane po hetojnë një grup shqiptarësh si pjesë e një trafiku të madh kokaine nga Amerika e Jugut në Gjermani. Operacioni është koduar “Paraguaj” dhe po udhëhiqet nga skuadrat e hetimit në Bavari. Grupi i përbërë nga 8 anëtarë u arrestuan teksa po përpiqeshin të dërgonin ngarkesa të mëdha droge nga Hamburger drejt Holandës. Emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur.